Debat në mbrëmjen e “BBVK” pati edhe në mes të Stresit e Gresës në lidhje me darkën e famshme të tyre.
Gresa e akuzonte se ai po mundohej ta bënte të dashur, mirëpo reperi e mohoi këtë, duke thënë se me të ka folur edhe për interesin që e ka për ish të dashurën e tij.
Ndërkaq, për trëndafilat e vendosur në darkën e tyre, Stresi, si edhe herët e tjera, e mohoi të ketë kërkuar lule në takimin e tyre, mirëpo e kundërta u tha nga vetë ai, në videon e përgatitur nga produksioni, ku shihet se reperi e kërkoi një gjë të tillë. Pra, Stresi kërkoi trëndafila në darkën e tij me Gresën.
Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Olti Curri, në një bashkëbisedim të drejtpërdrejt me Stresin i ka dhënë kritikat e tij mbi raportin me Gresën.
Ai ka thënë se historia e tij me Gresën dhe ish të fejuarën e tij, Keisin, po i kujtojnë Currit “historinë e trekëndëshit” të Beatrix Ramosaj, Donald Veshaj dhe Bora Zemanit.
Curri po ashtu ka shtuar se një histori e tillë tashmë “është e konsumuar” dhe “nuk është më interesante për publikun”.