Triksa do t’i thotë të gjitha, nga lidhja me Donaldin deri tek reagimet pas BBV

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Beatrix Ramosaj do ta rrëfejë të gjithë historinë e saj të vitit të fundit në një mënyrë shumë të veçantë.

Është përfolur shpesh pse Trixa nuk ka pranuar në gjithë këtë kohë të prononcohet në ndonjë emision mbi historinë e saj të bujshme që na ka shoqëruar përgjatë gjithë vitit, por mesa duket ajo ia ka lënë ekskluzivitetin emisionit të vëllait të saj Alban Ramosajt.

Po, është e vërtetë, burime për “Prive” kanë bërë me dije se këngëtari do të marrë një pauzë nga muzika, për të qenë pranë fansave të tij këtë herë si moderator në një emision që do të realizojë në kanalin e tij të “Youtube-it”.

E ftuara e parë sigurisht që do të jetë Beatrix Ramosaj, e cila do të thyej heshtjen mbi jetën e saj personale, kjo është edhe arsyeja pse këngëtarja ka refuzuar të japë intervista.

Rikujtojmë që trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix, ka qenë kryefjala e lajmeve vitin e fundit. Ndonëse tani ky trekëndësh është zhbërë dhe moderatorja dhe aktori duken të lumtur me njëri-tjetrin, Trixa e “lënë jashtë” në këtë histori nuk i ka kursyer herë pas here thumbat për ish të dashurin e saj.

Kohë më parë Bora Zemani ishte e ftuar në programin e Donald Veshajt “Më lër të Flas” dhe shuan disa pikëpyetje në lidhje me historinë që përfshiu gjithë shqiptarët.

Ndërsa, Beatrix nga ana tjetër ka qëndruar më e distancuar nga daljet publike dhe tashmë kuptohet arsyeja pse.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *