JiL.al - Jeto i Lumtur

Tronditëse në SHBA, policia vret 20-vjeçarin e paarmatosur në shtratin e tij

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Ohajos publikoi sot videon e një oficeri që qëllon për vdekje një zezak në shtrat

Një e shtënë me armë është qëlluar nga një prej policëve që hynë në banesën e tij në Columbus, Ohio, në SHBA. Kështu vdiq Donovan Lewis, një afrikano-amerikan 20-vjeçar, i goditur nga plumbi ndërsa ishte në shtrat.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Departamenti i policisë në Columbus, Ohio, publikoi videon e kamerave të veshura në trup, duke treguar një oficer që qëllon për vdekje një burrë me ngjyrë në shtratin e tij gjatë një përpjekjeje për të kryer një urdhër

Donovan Lewis, 20 vjeç, ishte i paarmatosur kur u qëllua në orët e para të së martës nga Ricky Anderson, një 30-vjeçar i Divizionit të Policisë Columbus, raportoi Columbus Dispatch, duke cituar një konferencë shtypi nga policia e qytetit.

Një filmim nga kamera e trupit të policëve pjesëmarrës është dorëzuar tek eprorët dhe ajo tregon se si i riu është goditur ndërsa ishte i paarmatosur dhe me krahët ngritur: dera hapet dhe në më pak se një sekondë dëgjohen të shtënat. Pamjet e kamerës u publikuan nga The Columbus Dispatch dhe nga vetë policia e Ohajos.

Një hetim nga FBI-ja po vijon për dinamikën e ngjarjes. FBI do të duhet të zbardhë përgjegjësinë për vdekjen e 20-vjeçarit.

Agjenti që qëlloi tha se pa Donovan Lewis duke mbajtur diçka në duar që duket se ishte një cigare elektronike.

Policia hyri në banesë natën mes të hënës dhe të martës pas një urdhër-arresti ndaj Donovanit, i akuzuar për dhunë në familje, sulm dhe keqpërdorim të armës së zjarrit.

Me të mbërritur në banesë, siç shihet edhe nga pamjet e kamerave të trupit të policisë, efektivët arrestojnë dy djem dhe më pas i drejtohen dhomës së gjumit ku ndodhet 20-vjeçari.

Pasi e thirrën të dalë jashtë, por pa marrë përgjigje, në video shihet një agjent duke hapur derën e dhomës së gjumit dhe më pas qëllon menjëherë Lewis-in, i cili ishte në shtrat.

Ndërsa Donovan Lewis përpëlitej në shtrat, agjentët i bërtasin që t’i tregojë duart dhe e urdhërojnë të “zvarritet jashtë”.

Vetëm pas disa minutash dëgjoni një agjent që thotë se ndoshta nevojitet një mjek. Kështu nxirret 20-vjeçari dhe vendoset në një lëndinë.

Pas rreth shtatë minutash, mbërrijnë punonjësit e shëndetësisë dhe e transportojnë atë në spitalin në Qendrën Mjekësore Grant në gjendje kritike. Më pak se një orë pas të shtënave, në orën 03.19 të mëngjesit, ai shpallet i vdekur.

Për këtë ngjarje ka folur edhe kryebashkiaku i Columbus Andrew Ginther, i cili ka shpjeguar se “pavarësisht rrethanave, një nënë ka humbur djalin e saj në qytetin e Columbus”.

Shefi i policisë së qytetit, Elaine Bryant tha se oficeri që qëlloi, Ricky Anderson, një 30-vjeçar, u pezullua dhe iu dha leje https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrative me pagesë. E njëjta masë u mor dhe për dy oficerë të tjerë dhe një rreshter që ishin të pranishëm në momentin e bastisjes policore në shtëpi.

Video tregon sesi agjenti Anderson hap derën e dhomës së gjumit dhe, disa sekonda më vonë, qëllon të riun Lewis ndërsa ishte ulur në krevatin e tij.

Ndërsa zoti Lewis përpëlitej në shtrat, agjentët i bërtasin që t’i tregojë duart dhe e urdhërojnë të “zvarritet jashtë”. Një oficer i thotë atij që të “mos rezistojë” pasi është vënë në pranga.

Lewis përpëlitet dhe rënkon në shtratin e tij ndërsa oficerët hyjnë për t’i lidhur duart pas shpine dhe i thonë të mos rezistojë.

Rreth dy minuta pasi z. Lewis u qëllua, një oficer vëren se duhet ta “çojnë te mjeku” dhe ta nxjerrin nga banesa.

Ata e vendosën atë në bar jashtë apartamentit. Punonjësit e urgjencës mjekësore janë parë duke mbërritur rreth shtatë minuta pasi z. Lewis u qëllua.

Z. Lewis u dërgua në Qendrën Mjekësore Grant në gjendje kritike dhe u shpall i vdekur atje në orën 03:19 të mëngjesit, më pak se një orë pasi oficerët hynë në apartament, raporton noa.al duke cituar WCMH.

burimi https://lajmifundit.al/category/bota

Scroll to Top