JiL.al - Jeto i Lumtur

Tronditi Greqinë! Ky është shqiptari “Esko” që futi spiunen brenda policisë greke….

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Policia greke plagosi dhe arrestoi dje një shqiptar gjatë një aksioni të zhvilluar në rezidencën studentore. Ai dyshohej se kishte aktivitet të trafikut të drogës.

Në momentin e aksionit për të shpëtuar, shqiptari qëlloi me kaçavidë një police greke dhe më pas u qëllua me armë nga autoritetet duke mbetur i plagosur.

Ai është Esmin Ferhati 30-vjeç dhe njihej edhe m e emrin Esko dhe raportohet se është kreu i bandës kriminale.

Në tre katet e fundit të konviktit strehoheshin kundrejt tarifës prej 100 Euro në muaj, ku kishin të përfshira energjinë elektrike, internetin dhe ujin.

“Ata qarkullonin me Mercedes dhe bënin jetë luksi me paratë e krimit, pazaret e drogës, vjedhjet e madje dhe rrëmbimet”, shkruan Protothema.

30-vjeçari shqiptar i quajtur Esko akuzohet gjithashtu se në Maj të vitit 2019 rrëmbeu djalin e mitur të një gazetari grek dhe e mbajti të fshehur pikërisht në rezidencat studentore.

Pjesë e këtij grupi kriminal ishte edhe një vajzë e re, e cila sapo ishte futur në radhët e policisë greke dhe shërbente si informatore për këtë grup.

Kjo police e re ishte rekrutuar nga Esko dhe anëtarët e tjerë të grupit dhe ndihmonte ata me informacione, duke dekonspiruar kolegët e tyre.5pyetjet.al/

Scroll to Top