Trupi i tij u gjet i copëtuar, zbardhet misteri i vdekjes së pensionistit shqiptar në Itali, policia prangos gruan e tij…

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Rihapen hetimet për vrasjen e 71-vjeçarit shqiptar Shefki Kurti, pensionisti që u gjet i vrarë dhe i copëtuar në fund të korrikut në ujërat e kanalit Adigetto në Polesine. Prokuroria e Rovigos ka arrestuar për vrasje me dashje bashkëshorten e viktimës, N. Kurti.

Ajo ndodhet në spitalin psikiatrik të Rovigos dhe mësohet se ka pranuar krimin. E akuzuara ishte shtruar në spital më 12 gusht për çrregullim të personalitetit deluzional.

Historia filloi mëngjesin e 28 korrikut, kur, pranë kanalit Adigetto në Villanova del Ghebbo, disa teknikë të ngarkuar me pastrimin e kanalit gjetën një këmbë njeriu. Në të njëjtën ditë, më tej në rrjedhën e sipërme të ujit, pikërisht në Lendinarë, janë gjetur dy thasë.

Brenda ishin koka dhe busti i një burri. Zbulimi i tretë ndodh pasditen e së njëjtës ditë. Në Villanova del Ghebbo, jo shumë larg vendit ku u gjet këmba, gjenden dy krahë në dy çanta të tjera. Tri ditë më vonë, më 31 korrik dhe përsëri në Adigetto midis Lendinarës dhe Villanovës, u gjet edhe këmba tjetër.

Pensionisti 72-vjeçar me origjinë nga Durrësi, prej vitesh banonte në Badia Polesine, një qytezë me rreth 10 mijë banorë në afërsi të Rovigos. 

burimi https://lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *