JiL.al - Jeto i Lumtur

Truss dha dorëheqjen, Rusia “tallet” keq: Një analfabete, Britania nuk ka njohur kurrë nje…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Teksa është mes luftës me Ukrainën, Rusia nuk lë asnjë zhvillim gjeopolitik t’i humbas.

Së fundmi duket se Rusia është tallur me udhëheqjen “katastrofike” të Liz Truss duke e quajtur kryeministren në largim një “turp” për vendin e saj dhe “analfabete”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova tha: Britania nuk ka njohur kurrë një turp të tillë të një kryeministri në historinë e tyre

Sa i përket cilësimit si analfabete, mediat e huaja shkruajnë se Zakharova i referohet vizitës së Truss në Moskë pak para se Rusia të pushtonte Ukrainën. Asokohe, Truss ishte ministre e Jashtme e Britanisë së Madhe.

Në një takim me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, ajo u pa të ngatërronte dy rajone të Rusisë me Ukrainën, duke shkaktuar tallje nga diplomati rus dhe në emisionet televizive shtetërore ruse.

Udhëheqësja e konservatorëve dha dorëheqjen sot pas vetëm 45 ditësh në detyrë në një deklaratë jashtë Downing Street 10

Scroll to Top