“Tunelet e zjarrit” përhapen në Evropë nga nxehtësia ekstreme, zjarrfikësit luftojnë me flakët

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

 

Evropa jugperëndimore ka kapur temperaturat më të larta të premten për të pestën ditë. Nxehtësia e madhe ka bërë që të ndizen zjarre shkatërruese, duke detyruar evakuimin e mijëra njerëzve dhe duke prishur pushimet.

Mediat e huaja shkruajnë se ushtritë e zjarrfikësve luftuan me flakët në Francë, Portugali dhe Spanjë, ndërsa Britania është duke u përgatitur për “nxehtësi ekstreme” në ditët në vijim. Madje dhe parashikuesit irlandezë kanë paralajmëruar një shije të temperaturave verore të stilit mesdhetar.

“Tunelet e zjarrit” përhapen në Evropë nga

Ndërkohë presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u zotua se autoritetet do të bënin gjithçka për të mobilizuar burimet për të luftuar pasojat.

Në Portugali, pesë rajone në qendër dhe veri – ku temperaturat arritën në rekord të enjten, 47 gradë Celsius, ishin në alarm të kuq përsëri. Kjo për shkak se të premten më shumë se 2000 zjarrfikës luftuan katër vatra zjarri të mëdha.

Në Spanjën fqinje, ku temperaturat arritën deri në 37 gradë Celsius deri në orën 7 të mëngjesit, një zjarr që shpërtheu të enjten pranë Parkut Kombëtar Monfrague, një zonë e mbrojtur e njohur për kafshë të egra në rajonin e Extremadura, vazhdoi të digjet.

Por jo vetëm kaq, pasi autoritetet spanjolle raportuan se rreth 20 zjarre ishin ende jashtë kontrollit, duke bërë kështu që 23 mijë njerëz të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, shkroi në Twitter se “po ndiqte nga afër evolucionin e zjarreve aktive” që përbën një “rrezik ekstrem”.jetoilumtu.al/

“Tunelet e zjarrit” përhapen në Evropë nga

 

“Tunelet e zjarrit” përhapen në Evropë nga

 

“Tunelet e zjarrit” përhapen në Evropë nga

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top