JiL.al - Jeto i Lumtur

“Turizëm për të gjithë”, Greqia u jep 150 euro qytetarëve për të bërë pushime

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Greqia ka nisur një program për të ndihmuar qytetarët e vetë në këtë sezon veror.

Programi quhet “Turizëm për të gjithë” dhe ofron 150 Euro për person, një përpjekje për të subvencionuar kostot e akomodimit.Tarifa do të përdoret vetëm për të paguar hotelin apo dhomat e qëndrimit dhe jo për shpenzime të tjera. Marrja e kësaj shume bëhet përmes aplikimit online në një faqe qeveritare dhe është vënë në funksion prej ditës së sotme.

Për kategoritë e personave me aftësi të kufizuar, tarifa e ofruar është 200 Euro. Fondi kalon në llogaritë bankare të qytetarëve dhe përmes një kodi unik që paraqitet në recepsionet e hoteleve, bëhet pagesa vetëm për akomodim.

Për programin “Turizëm për të gjithë” kanë të drejtë të aplikojnë qytetarët me të ardhura individuale deri në 16 mijë Euro në vit dhe të ardhura familjare deri në 28 mijë Euro në vit.

LIFE STYLE Kuriozitete

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top