Ka ndërruar jetë në një aksident në SHBA një 51-vjeçar shqiptar i identifikuar si Petrit Marku. Marku ka humbur jetën në një aksident automobilistik, pasi makina e tij është përplasur me një tjetër mjet dhe ka dalë nga rruga.
Sipas mediave të huaja, 51-vjeçari ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Ford” kur është përplasur me një kamion gjysmë rimorkio, e si pasojë të dy mjetet kanë rënë poshtë argjinaturës në të dy anët e autostradës.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Federata Panshqiptare Vatra, në një njoftim në Facebook: Njoftim Mortor!
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët
Me Hidherim Te Thelle Nje Mike Shoke Dhe Patriot I Nderuar humbi Jeten ne Nje Akisdent Tragjik Ne shetetin E Connecticut.
Me Hidherim te thelle Ju Njoftoj Petrit Marku Nga qyteti i Lezhes U Nda nga Jeta me 11/5/2022.
Ai la pas dy Vajzat dhe bashkeshorten Onela. Ne keto momente te veshtira hidherimi ndajme dhimbjen me ju nga kjo humbje, dhe i ofrojme familjes Ngushellimet me te Sinqerta.
Per Sherbimet e funeralit do Jua njoftojme ne Vazhdim.lajmifundit.al/