JiL.al - Jeto i Lumtur

U arrestua në SHBA, shqiptari i kërkuar për vrasje ekstradohet në Tiranë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Nje shtetas shqiptar i shumekerkuar per vrasje eshte arrestuar ne SHBA dhe ekstraduar ne Shqiperi per tu perballur me drejtesine.

Lulezim Sinaj, eshte vene ne pranga nga Interpoli dhe eshte ekstraduar ne Shqiperi pasi ishte denuar me 25 vjet burg per vrasje.

Njoftimi i policise:

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Washington, USA, në koordinim nga DSS në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, u bë e mundur kapja në SHBA dhe ekstradimi drejt Shqipërisë, i një shtetasi të dënuar me 25 vjet burgim

Në vijim të bashkëpunimit me homologët, nga specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi nga New York, USA, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Lulëzim Sinaj, 40 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Giyqësor Fier, në vitin 2021, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 12.03.2017, në Ballsh, shtetasi Lulëzim Sinaj ka plagosur rëndë, me armë zjarri, shtetasit E. Xh. dhe L. Xh. (prindërit e ish-bashkëshortes së tij).

Si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tirana, Interpol Washington dhe DSS në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u finalizuar me ekstradimin drej vendit tonë.

Falënderojmë ambasadën e SHBA-së në Tiranë, për koordinimin dhe ndërlidhjen mes Interpol Tirana dhe agjencive ligjzbatuese përgjegjëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Scroll to Top