U dogj në makinë/ 28-vjeçari humbi jetën ditën kur do bënte dyzetat e vëllait, detaje nga tragjedia në Berat

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Detaje të reja janë zbardhur nga tragjedia në Berat, ku 28-vjeçari Kliton Merkaj, që udhetonte me një mjet tip Benz, humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një shtylle ndriçimi.

Pas rënies në kanalin anësor të rrugës, mjeti u përfshi nga flakët. Për fat të keq i riu nuk mundi të dalë dot nga makina duke gjetur vdekjen.

Banorë të zonës rrëfyen se zhurma ishte aq e fortë sa i zgjoi nga gjumi, ndërsa kur u afruan automjeti shpërtheu në flakë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një tragjedi e madhe kjo për familjen Merkaj, që brenda pak javëve humbi të dy djemtë e vetëm që kishte.

28-vjeçari po kthehej nga Fieri, ku mësohet se kishte shkuar për të njoftuar të afërmit për të qenë të pranishëm në të dyzetat e vëllait të tij më të madh.

Ky i fundit ishte vetëm 32-vjeç, kur u mbyt tragjikisht në ujërat e lumit Osum. Paraprakisht mësohet se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Sa i përket ekspertizës mjeko-ligjore, autoritetet thonë se 28-vjeçari Kliton Merkaj rezulton se nuk kishte konsumuar alkool apo lëndë narkotike.

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top