JiL.al - Jeto i Lumtur

U dogj teksa punonte, emigranti shqiptar ndërron jetë në spitalin e Selanikut (DETAJE)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një 58-vjeçar ka humbur jetën pasi pësoi djegie të rënda në trup kur garazhi i makinave ku po punonte mori flakë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Selanik, më 29 shtator, ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një bombul gazi që ka shpërthyer.

Për shkak të plagëve të marr, shqiptari është shtruar gjatë gjithë këtyre ditëve në spitalin Papanikolaou në Selanik.

Ai e humbi betejën pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë.

Tashmë po vijojnë hetimet nga organet kompetente për rrethanat e aksidentit, shkruan media greke.

Scroll to Top