U ekzekutua dje në Athinë, 46-vjeçari i dënuar në Shqipëri për vdekjen e dy shqiptarëve në Otranto, si i shpëtoi burgut

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ekzekutimin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Athinë, ku dy shqiptarë humbën jetën dhe një person i tretë mbeti i plagosur.

Mësohet se Kreshnik Çerçizaj, një nga viktimat, ishte dënuar në lidhje me një ngjarje në vitin 2002.

Ai ishte dënuar me 7 vite burg për një tragjedi të ndodhur në kanalin e Otrantos, ku një skaf në pronësi të tij që transportonte klandestinë drejt Italisë, në përpjekje për t’i shpëtuar Guardia di Finanzias është përplasur dhe dy persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë u lënduan.

Ai kërkoi që të mos ekstradohej pasi do të gjykohej për arsye politike dhe se në burgun ku do të dërgohej në Shqipëri mbizotërojnë kushte çnjerëzore. Të dyja arsyetimet u hodhën poshtë nga gjykata greke e cila i quajti të pabazuara.

Ndërkohë, vendimi i dënimit të tij në Shqipëri u parashkrua pas ankimimeve të tij në Gjykatën e Apelit dhe atë të Lartë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *