Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Mediet greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vdekjen e një 35-vjeçari i cili u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në një arë në ishullin e Kretës.
Viktima dyshohet të jetë shqiptar, ndërsa mësohet se është baba i dy fëmijëve. Sipas informacioneve të deritanishme viktima është prerë në fyt me një sharrë elektrike teksa po krasiste ullinjtë në arë.
Ndërkohë sipas të dhënave të fundit mësohet se ngjarja ka ndodhur para syve të dëshmitarëve okularë, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet. Ata thanë se dëgjuan ulërimën e viktimës.
35-vjeçari fatkeq kishte shkuar në arë për të bërë punë bujqësore. Tragjedia ndodhi kur viktima filloi të krasiste pemët e ullinjve, kur 35-vjeçari humbi ekuilibrin, u rrëzua me sharrën elektrike që i rrëshqiti nga duart dhe i shkaktoi plagë fatale fyt.
Mediet greke shkruajnë se sharra elektrike i shkaktoi viktimës shkëputje të pjesshme të kokës nga trupi