U gjetën pas 1 muaji të vdekura në shtratet e tyre, ngjarja e mistershme e motrave saudite habit policinë

Jil
Jil
2 Min Read

 

 

Policia australiane ka thënë se është ende pa pista hetimi pas gjetjes së trupave të dy të rejave saudite, trupat e të cilave besohet se kanë qëndruar të pazbuluar per gati një muaj në apartamentin e tyre në Sydney.

Motrat Asra Abdullah Alsehli, 24 vjeçe, dhe Amaal Abdullah Alsehli, 23, u gjetën të vdekura më 7 korrik në krevate të ndryshme të shtëpisë së tyre në zonën Canterbury.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Policia kishte shkuar në shtëpinë e tyre për të kontrolluar mbi mirëqenien, të njoftuar nga fqinjët, kur zbuluan trupat e vajzave që vesohet se kishin vdekur prej të paktën një muaji.

Por megjithë hetimet e kryera deri tani autoritetet thonë se nuk e dinë shkakun apo arsyen e vdekjes së tyre.

Motrat kishin ardhur në Australia nga Arabia Saudite prej vitit 2017 dhe mund të kenë kërkuar azil, sipas të përditshmes vendase The Sydney Morning Herald, por policia refuzonte të komentonte ndaj statusit të tyre rezidencial.

Policia tha se ka kontaktuar me familjen e dy viktimave të cilët po i ndihmojnë me hetimet, shkruan gazeta shqip.

Disa media thonin se vajzat mund të kenë ardhur në vend për t’i shpëtuar dhunës në familje në Arabinë Saudite por hipoteza u hodh poshtë si dashakeqe nga kritikët.

E përditshmja Sydney Morning Herald, tha se më herët ka pasur sinjale problemesh me viktimat në banesën e tyre.

Në fund të vitit të kaluar ato ishin ankuar se “dikush ngacmonte dërgesat e tyre të ushqimeve” ndërsa një hidraulik që kishte qenë në apartament tha se kishte diçka misterioze që po ndodhte, dhe policia kishte ardhur për verifikime.

Autoritetet bënin apel për informacione për viktimat.

Në raportimet nga Australia në 2019, 80 gra saudite kanë kërkuar azil në vend, shumica për t’i shpëtuar kontrollit të të afërmve meshkuj …jetoilumtu.al/

 

 

Burimi lajmifundit.al/

 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *