JiL.al - Jeto i Lumtur

U godit me thikë, 19-vjeçari nga Vlora përfundon në spital në gjendje të rëndë (EMRI)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë.

Burimet bëjnë me dije se pas një konflikti banal mes të rinjsh, 19-vjeçari Elton Kondaj ka përfunduar i plagosur dhe është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë Vlorë:

Më datë 23.08.2022, rreth orës 19:40, në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është dëmtuar me mjet prerës thikë, shtetasi E. K, 19 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes….

..jetoilumtu.al/

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top