JiL.al - Jeto i Lumtur

U godit nga rrufeja, shpëton mrekullisht peshkatari në Gramsh

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ka shpëtuar mrekullisht pasi është goditur nga rrufeja një peshkatar në Gramsh. Burimet thonë se 55-vjecari Dule Dollenga ka qenë duke peshkuar në ujërat e lumit Devoll kur është goditur nga rrufeja në krahun e majtë.

Sipas asaj që raportohet në media, menjeherë ne vendin e ngjarjes kanë  mbërritur forcat e zjarrfikëses të cilët bashkë me  banorët e zonës kane bërë të mundur transportimin e peshkatarit të lënduar  drejt spitalit Gramsh ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Moti i keq sot shkaktoi probleme në Gramsh.

Stuhija përzierë me breshër solli bllokimin e rrugëve të qytetit për më shumë se një orë. Rrufetë janë bërë një dukuri e zakonshme në Gramsh.

Vetëm javën e shkuar si pasojë e rrufesë ngordhën rreth 165 krerë dele.

Burimi https://lajmifundit.al/

Scroll to Top