JiL.al - Jeto i Lumtur

U godit për vdekje në Londër, familjarët në lot: Hyri ne mes te sherrit për të shpëtuar shokun

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Lumturi Zeqja u vra pasi ndërhyri për të shpëtuar shokun e tij që u përfshi në sherr në një lokal, kështu shkruajnë m ediet britanike dy ditë pas vdekjes tragjike të 27-vjeçarit me origjinë shqiptare.

Familjarët shprehen të tronditur nga humbja e papritur e të riut. Kushërira e tij, Violeta Uka ka thënë se Lumi ishte njeri i guximshëm dhe se nuk nguroi asnjë sekond të sakrifikojë veten për të shpëtuar shokun e tij.

“Ai hyri në mes të sherrit për të ndarë shokun e tij dhe ata e vranë atë. Ai ishte një njeri i guximshëm dhe i mirë, prandaj ndërhyri për të shpëtuar shokun e tij,” ka deklaruar kushërira e tij Violeta Uka.

I riu vdiq në vendin e ngjarjes, pranë një lokali në Leytonstone ndërsa një mik i tij rreth të 20-tave mbeti i plagosur. Lumturi Zeqja jetonte në Londër për 13 vjet dhe kushërira e tij e cilëson atë si një njeri punëtor.

“Na morën Lumin në moshën më të bukur. Nuk ka fjalë për ta ngushëlluar familjen,” tha ajo.

Deri më tani asnjë arrestim nuk është bërë për vrasjen e shqiptarit edhe pse policia thotë se po heton në pista të ndryshme.

Scroll to Top