U hodh nga dritarja e spitalit, ndërron jetë shqiptari

Jil
Jil
1 Min Read

Një person ka ndërruar jetë pasi u hodh nga dritarja e klinikës së QKUK-së në Prishtinë.

Për shkak të plagëve të marra pacienti nuk ka arritur të mbijetojë.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se nga ekipi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, është njoftuar se sot në orët e mëngjesit, një pacient është hedhur nga dritarja e klinikës.

Menjëherë janë ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e ndihmës mjekësore, por përkundër masave reanimatore dhe ndihmës së vazhdueshme nga stafi i Klinikës Emergjente me mjekë konsultantë nga klinikat e tjera, për shkak të plagëve, pacienti nuk ka arritur të mbijetojë.

Për rastin janë informuar organet policore dhe ato të hetuesisë, të cilat po merren me të.”, njofton SHSKUK.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *