U kap duke vënë baste sportive në lokalin që administronte në Berat, në pranga 58-vjeçari…

Jil
Jil
2 Min Read

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë ushtruar kontroll në lokalin e lagjes “Barikad”, të cilin e https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistronte vetë shtetasi H.V.

Një 58-vjeçar është arrestuar në një lokal në Berat pasi u kap në flagrancë duke vënë baste sportive nëpërmjet telefonit.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Gjithashtu u proceduan penalisht dhe tre shtetas të tjerë, të cilët ishin në lokal dhe ishin klientët e 58-vjeçarit.

Sipas policisë aparati celular u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Berat/Goditet nga Komisariati i Policisë Berat, një rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Lojtari”. Vihet në pranga 1 shtetas që vinte baste sportive, nëpërmjet aparatit celular. Sekuestrohet aparati celular. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar “Lojtari”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur 1 rast i kësaj veprimtarie.Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi: H.V., 58 vjeç vjeç, banues në Berat, pasi në një lokal në lagjen “Barikad”, Berat, të cilin e https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistronte, u kap duke vendosur baste sportive, nëpërmjet aparatit celular, i cili u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu u proceduan penalisht dhe tre shtetas të tjerë, të cilët ishin në lokal dhe ishin klientët e shtetasit H.V. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme“, sipas njoftimit të policisë..jetoilumtur.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *