U kapën me 6 emigrantë në makinë, si ranë në pranga 2 të rinjtë në Gjirokastër (EMRAT)

Jil
Jil
2 Min Read

Ndalohet në tjetër rast i kontrabandimit të klandestinëve.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë dy persona, të cilët u kapën duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm.

Bëhet fjalë për shtetasi Elaudor Çelakaj dhe Florjan Toçila.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore dhe Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Road Guard 31”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. Ç., 31 vjeç, banues në Tiranë dhe F. T., 34 vjeç, banues në Kurbin.

Në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Hormovë”, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasit E. Ç. dhe F. T. duke transportuar me 2 automjetet përkatëse, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete dhe 2 aparate celulare.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim..jetoilumtu.al/

 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *