U kujdes gjithë kohës për të, a ka ndryshuar Kiara qëndrim ndaj Luizit? Ja përgjigja e saj

Jil
Jil
3 Min Read

Luizi nuk iu nda as një sekond Kiarës që pas lëndimit të saj dhe rikthimit nga spitali. Ai u kujdes për moderatoren gjatë gjithë kohës, por me sa duket kjo gjë nuk i ka bërë shumë “përshtypje” Kiarës, ose nuk ka ndikuar në marrëdhënien e saj me Luizin.

Në një bisedë me Armaldon gjatë ditës së sotme, Kiara u shpres se e falënderon Luizin për kujdesin, por nuk ka ndërmend ta falë.

“Duhet shumë kohë që të më japë besimin prapë. Ai s’na ka vrarë as s’na ka prerë. E falendëroj shumë që u kujdes, ia thashë që unë nuk e fal. Edhe nëse do ta falja nuk do të kisha më besim”– tha moderatorja.

Gjatë një loje me karrige ditën e djeshme, moderatorja Kiara Tito pësoi një lëndim për të cilin u desh ndërhyrja e ndihmës së shpejtë. Ajo u shtri përtokë me një dhimbje muskulore, për të cilën më vonë mësoi nga mjekët se ishte hernie diskale. Kiara u nxorr nga shtëpia dhe u dërgua për mjekim, për t’u rikthyer disa orë më vonë.

I vetmi që i qëndroi pranë gjatë gjithë kohës kur u lëndua ishte Luizi, ndërsa disa nga konkurrentët e tjerë afroheshin e largoheshin për të marrë vesh ç’kishte ndodhur (një pjesë e madhe as nuk ia hodhi sytë). Mirëpo, Luizi ishte ai që gjithashtu i qëndroi tepër pranë dhe i gatshëm ta ndihmonte pas rikthimit të saj në shtëpi. Ai i përgatiti ushqim, e ndihmoi me sendet personale, i bëri fresk, i këndoi që ta zinte gjumi dhe madje i qëndroi mbi kokë derisa e pa që ajo ishte në gjumë të thellë.

Mikela dhe Tea ishin gjithashtu dy vajzat që nuk iu ndanë Kiarës, duke ofruar mbështetjen e tyre. Në një moment gjatë natës, atyre iu bashkua edhe Diola, që u ofrua të ndihmojë edhe ajo. Teksa Tea e pyeti Luizin pse ishte më i lumtur se zakonisht, ai u shpreh se thjesht ishte i lumtur që Kiara ishte kthyer në shtëpi dhe tashmë ishte në gjendje të mirë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *