JiL.al - Jeto i Lumtur

“U martuan për 10 ditë”, dëshmia e kushëririt të gruas shtatzënë: E kanë dhunuar edhe familjarët e autorit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kushëriri i Hamide Magashit, e cila u vra një ditë më parë në Prishtinë nga ish-bashkëshorti u shpreh se martesa mes tyre është bërë në një kohë shumë të shkurtër. 

Në një lidhje telefonike në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ai u shpreh se arsyeja që Magashi u nda nga Halili ishte dhuna e tmerrshme që ajo përjetonte. 

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“Ne jemi kushërinj, divorcin e kanë bërë me rregulla, me ligj, ka ndodhur para 4 muajve, i thanë ke me e lind fëmijën dhe me ia dhënë, prej dhunës u ndanë, ishte i dhunshëm, ka bërë denoncim në polici, ka pas urdhër mbrojtje.

Unë jo, nuk kam pas kontakt me Sokolin, u martuan shumë shpejt, për një jave, 10 ditë shkoi të jetonte tek familja e tij. Nuk e di si janë takuar, por shpejt ka shku tek shtëpia e Sokolit.

Edhe familjarët kanë ushtruar dhunë. Nuk ka mundur policia me vëzhgu. Ajo ka shku për të ble diçka të vetat, e ka përcjellë ai”, tha kushëriri i viktimës.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 në Prishtinë. Sokol Halili qëlloi për vdekje me armë zjarri  ish- bashkëshorten e tij shtatzënë Hamide Magashi para Maternitetit në Prishtinë.

35-vjeçarja ishte në javët e fundit të shtatzënisë. Ajo ishte paraqitur për kontroll pranë Maternitetit, por në oborr është konfliktuar me Halilin.

Ish-Bashkëshorti i saj e ka qëlluar atë disa here me armë, por dy plumba kanë qenë ata që i kanë marrë jetën asaj dhe fëmijës së kishte në bark. Halili dhe Magashi kishin më pak se një vit të martuar bashkë dhe po prisnin fëmijën e tyre të parë.

Por martesa e tyre kishte probleme dhe Magashi kishte kërkuar divorcin.

Scroll to Top