Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Nertil Buzi është 30-vjeçari që u mbajt peng nga 7 shqiptar të tjerë. Përplasja mes grupeve kriminel për shtëpitë e barit dyshohet se ishin shkak për ngjarjen e rëndë.
Buzi u mbajt peng në Londrën Lindore, për disa ditë dhe për të u kërkua 400 mijë paund për ta liruar. Ai u torturua nga grupe atje dhe ku u filmua.
Kjo bëri që vëllai i fierakut të denonconte në polici autorët, pasi e kishte të pamundur të siguronte shumën e parave dhe kishte frikë se mos
Dyshimet se përplasja ishte për shtëpitë e bari është hedhur nga policia pasi 7 autorët rezultonin me precedentë të mëparshëm penal në këtë fushë. Po ashtu i riu nuk rezulton me shkuar kriminale në vendin tonë, por aktiviteti i tij në Londër mbetet i dyshimtë.
30-vjeçari nga ana tjetër nuk rezulton që të ketë në vendin tonë precedentë penale, por me shumë gjasa ai ka dyshime se është përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës në Britani siç njihen ndryshe si shtëpitë e barit.
“E torturuan për ditë me radhë dhe i bënin video e na i dërgonin ne familjarëve ku na kërcënonin se donin 400 mijë paund”-mësohet të ketë deklaruar i vëllai i 30-vjeçarit në polici.