Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Mediat britanike publikonin sot një video të rëndë të kamerave të sigurisë ku shihet sulmi i papritur i një grabitësi ndaj burrit me të cilin po ecte në rrugë për t’i vjedhur orën e dorës.
Pasi ishte njohur dhe “miqësuar” me viktimën e tij në një bar, grabitësi e sulmon atë papritur duke i vjedhur orën e dorës dhe duke e lënë pa ndjenja në rrugë.
32 vjeçari Lindell Angell, i cili shihet në video me trupmadh se shoqëruesi i tij që ecën majtas, kishte biseduar me një 51 vjeçar në zonën Strand, në qendër të Londrës, para se ta bindte atë të shkonin në një bar së bashku.
Dyshja raportohet se kishin pirë për gati dy orë dhe kishin këmbyer numrat e celularit, para se të dilnin.
Në këtë kohë Angell nisi sulmin e tij të paprovokuar ndaj viktimës, duke e qëlluar me grushte derisa ai humbi ndjenjat.
Më pas ai i kishte vjedhur orën e shtrenjtë nga kyçi, para se të arrestohej nga policia dy jave pas krimit.