U plagos me thikë nga fqinji, ndërron jetë në spitalin e Fierit 77-vjeçari, ja gjendja e të birit

Jil
Jil
1 Min Read

Ndërron jetë pasi u godit me thikë 77-vjecari, Haxhi Balla ndërsa vijon të jetë nën kontrollin e mjekëve djali i tij 53 vjeç Aleks Balla.

Ngjarja ndodhi në fshatin Qënas ku për motive të dobëta 38-vjecari Armando Boriçi goditi me thikë babë e bir.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Mësohet se konflikti nisi pas ndezjes së një zjarri nga Haxhi e Aleks Balla tymi i të cilit përfundoi në dritaren e shtëpisë së 39-vjeçarit Boriçi.

Sherri nisi fillimisht me fjalë e shpulla, ndërsa përfundoi me plagosjen me thikë nga 38-vjeçari të Aleks e Haxhi Ballës.

Blutë arritën të ndalonin autorin e ngjarjes ndërsa u shoqëruan në spitalin e Fierit dy të lënduarit ndërsa fatkeqësisht 77-vjeçari nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

 

 

 

 

 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *