Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Pas lajmeve të djeshme se rekrutët ishin duke braktisur kazermat për shkak të kushteve të këqija në të cilat jetonin, duke mos pasur as dyshek ku të flinin dhe as mjete shëndetësore të ndihmës së shpejtë që do ti duheshin në front.
Ndërkohë, mediat britanike kanë publikuar sot dëshminë e një ushtari rus i cili ka treg uar se nuk kishte marrë asnjë trajnim para se të dërgohej në front.
Ai ka treguar se nuk ka pasur asnjë trajnim të asnjë lloj, qoftë teorik apo praktik.
Mark Krutov, korrespondent i Shërbimit Rus të Radios Evropa e Lirë, i cili është përshkruar si një nga gazetarët kryesorë investigativë në Rusi, ka postuar në Twitter një video të një ushtari rus i cili u mobilizua së fundmi.
Ushtari i paidentifikuar u dërgua në “regjimentin e parë të tankeve”, por ka pohuar se ata po dërgohen në Kherson në Ukrainën jugore, një zonë që ka pasur Iuftime të ashpra, pa ndonjë trajnim bazë.
“Përshëndetje të gjithëve nga regjimenti i parë i tankeve . Na u tha zyrtarisht se nuk do të kishte asnjë stërvitje para se të dërgoheshim në zonën e luftës. Komandantët e regjimentit e konfirmuan këtë. Më 29 shtator do të dërgohemi në Kherson. Mendoni vetë, vendosni vetë se çfarë do të bëni. Nuk ka pasur stërvitje për gjuajtje, stërvitje teorike, asgjë”, dëgjohet të thotë ushtari në video.