Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një 53-vjeçar është rrëzuar nga lartësia e një shkëmbi teksa kulloste bagëtitë fshatin Ndërfushas, njësia Administrative Martanesh në Bulqizë.
Ai shtë transportuar drejt spitalit të Traumës Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Bulqizë/informacion paraprak
Në fshatin Ndërfushas, njësia Administrative Martanesh,shtetasi A. B, rreth 53 vjeç, duke kullotur bagëtitë dyshohet se është rrëzuar nga lartësia e një shkëmbi dhe për pasojë është transportuar drejt spitalit të Traumës Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.