U shoqërua sot në Polici, si ofroi Ervis Martinaj 500 mijë euro për ta vrarë Indrit Doklen

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Policia e Tiranës ka mundur të shoqëroj sot Indrit Doklen, një nga personat më të njohur të botës së krimit. Dokle, mësohet se ka qenë në makinë me një person të shapllur në kërkim dhe pikërisht kjo ka qenë arsyeja se pse ai është ndaluar.

Dokle njihet për armiqësinë e tij me Ervis Martinajn, i cili rezulton i zhdukur që prej muajit gusht, ndërsa ende nuk duhet ashjë në lidhje me fatin e tij. Ervis Martinaj ishte gati të jepte një shifër prej 500 mijë euro për eliminimin e Indrit Dokles.

Muaj më parë, Nuredin Dumani, i cili u vu në pranga dhe “ushtari” i tij Henrik Hoxhaj, u kthyen në të penduarit e drejtësisë, duke zbërthyer 8 grupe të rrezikshme kriminale, që operonin në Elbasan, Tiranë dhe Durrës.

Mësohet se mes dëshmive, Dumani ka thënë se është paguar edhe nga Ervis Martinaj për të eliminuar fizikisht Endrit Doklen. Shifra që është paguar nga Martinaj për vrasjen e Dokles është 100 mijë euro, ndërkohë që i ishte premtuar 500 mijë euro gjithsej.

Kujtojmë se Endrit Dokle ka qenë numri 2 i Bandës së Durrësit dhe është i dënuar për “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale./abcnews

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *