JiL.al - Jeto i Lumtur

U shpërtheu bombola e gazit në shtëpi, plagosen tre familjarët në Maliq

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Tre persona të një familjeje janë plagosur në Maliq, pasi ka shpërtheyr bombola e gazit në banesën e tyre. R. K; djali i tij T. K., 34 vjeç, si edhe familjari i tyre shtetasi A. M., 40 vjeç kanë marrë djegie trupore dhe ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve

“Më datë 17.12.2022, rreth orës 16:15, në fshatin Vashtëmi, Maliq, në banesën e shtetasit R. K., 59 vjeç, dyshohet se nga pakujdesia ka plasur një bombol gazi. Për pasojë kanë marrë djegie trupore shtetasit R. K; djali i tij T. K., 34 vjeç, si edhe familjari i tyre shtetasi A. M., 40 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Scroll to Top