Kompania Air Albania ka reaguar në lidhje me lajmet e publikuara, ku raportohej se sistemi i të dhënave të saj, ishte sulmuar nga disa hakera.
Sipas kompanisë, sistemi i të dhënave është i paprekur dhe, siguria e të dhënave dhe sistemeve operative qëndron në të njëjtin nivel maksimal me sigurinë që garantojmë në avionët dhe udhëtimet tona.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Reagimi i kompanisë:
Nisur nga publikimet e fundit mediatike të pavërteta, konfirmojmë për të gjithë pasasgjerët dhe partnerët tanë se sistemet e të dhënave të Air Albania janë të paprekuara dhe nën monitorim të vazhdueshëm.
Për Air Albania siguria e të dhënave dhe sistemeve operative qëndron në të njëjtin nivel maksimal me sigurinë që garantojmë në avionët dhe udhëtimet tona.
Skuadra të dedikuara ekspertësh monitorojnë operacionet kibernetike 24/7 duke përditësuar gjithashtu në mënyrë të vazhdueshme edhe programet kompjuterike dhe çertifikatat e sigurisë.
Me Air Albania çdo qiell është i sigurtëSHQIPERIA IME