Një tjetër thashethem i cili ka qarkulluar gjatë ditëve të fundit është ai se moderatorja Kiara Tito është në një lidhje jashtë shtëpisë së Big Brother Vip.
Djali për të cilin u përfol ishte Renald Koka, djali i biznesmenit Leonard Koka. E teksa Kiara nuk di se çfarë ndodh jashtë, duhej reagimi i Renaldit për t’i vendosur njëherë e mirë kapakun këtyre aludimeve.
Së fundmi, ai ka reaguar dhe ka hedhur poshtë këto thashetheme duke thënë se nuk është në një lidhje me Kiarën.
“Pikë së pari në fillim mendova të mos reagojë sepse kam jetën time private dhe janë gjëra që nuk më interesojnë, por duke parë se si lajmi vetë ofrohet nga mediat, konfirmohet po vet nga ata dhe merret si e mirëqenë në publik erdh i momenti që të them dhe unë dicka meqë emri im dhe foto ime është perdorur për interes të mediave, pa aprovimin tim dhe duke m shkaktuar dëme te tjera që mediave nuk i intereson. Por për këtë pjesë kam kontaktuar avokatin të marrë masat e nevojshme për padi dhe të zgjidhet në menyra të tjera.
Së dyti duhet të bëj një sqarim meqënëse rrjedha mori kështu. JO NUK JAM I LIDHUR me Kiara Titon dhe ju lutem të keni pak sensin e njerzillikut dhe mos të jeni kaq egoistë vetëm për përfitimet tuaja jo vetëm duke perdorur emrin tim dhe foton time pa asnj aprovim por dhe duke sajuar një lidhje pa asnjë provë, pa asnjë fakt vetëm për të fituar disa klikime.
Jeta nuk është “Big Brother” kështu që ju lutem sinqerisht të merrni në konsideratë që ka dhe njerez që shohin jetën e tyre, jo të të e tjerëve në “Big Brother”.korrieri