U vra me skaf nga polici, 7-vjeçarja Jonada Avdia përcillet për në banesën e fundit

Jil
Jil
2 Min Read

 

Është përcjellë për në banesën e fundit 7-vjeçarja Jonada Avdia, e cila u vra dje nga një skaf që drejtohej nga polici Arjan Tase.

Familja hapi dyert e mortit në banesën e tyre në Laprakë ku qindra njerëz shkuan për të dhënë ngushëllimet e tyre. Një autoambulancë ka mbërritur pranë familjarëve në rast emergjence për shkak të situatës së rëndë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Sjellim në vëmendje se më herët, AMP ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në plazhin e Potamit në Himarë kur komisari Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdiu.

 

Ish efektivi futi gomonen në hapësirën e rrethuar për pushuesit me bova plastike. Pasi zbarkoi në breg familjarët e tjerë në bord, kreu manovrime të pakujdesshme për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur.

Nga këto manovrime të pakujdesshme, 15 metra larg bregut, ka goditur me pjesën e prapme të mjetit lundrues, Jonada Avdiun duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës.

Tase akuzohet për veprën penale të “Vrasjes së kryer nga pakujdesia”, e cila në nenin 85 të kodit penal parashikon gjobë ose maksimumin e dënimit deri në 5 vite burg.…jetoilumtu.al/

 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *