U vra nga një bashkëatdhetar, ndërron jetë 28-vjeçari shqiptar në Gjermani (Emri+Foto)

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

28-vjeçari nga Prizreni, i plagosur mëngjesin e sotëm nga një bashkëatdhetar i tij mëngjesin e së shtunës në Mynih të Gjermanisë ka humbur jetën.

I riu është i identifikuar si Nehat Elshani, ndërkohë që i plagosuri i dytë, 50-vjeçar, ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Lajmin për vdekjen e Nehat Elshanit e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook edhe një mik i viktimës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën rreth orës 7:45 të mëngjesit në Nymfenburg të Mynihut, në afërsi të një stacioni të autobusëve.

Autori i sulmit dyshohet se është një 33-vjeçar shqiptar, i cili ka plagosur me thikë shefin e tij të punës, 50-vjeç, dhe kolegun 28-vjeçar.

Policia gjermane njoftoi sot rreth orës 12:00 se 28-vjeçari Elshani nuk ja ka dalë dhe ka ndërruar jetë edhe pse u fut në një operacion urgjent.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *