U zhduk në Lushnje pasi u kthye nga Ekuadori, publikohen momentet e fundit të Shenasi Lohës (FOTO)

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Shenasi Loha, i cilësuar si “i forti” i Ferizajt në Kosovë, rezulton i zhdukur që prej pasdites së 13 marsit 2022.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, ai shfaqet për herë të fundit në një restorant në Lushnjë nën shoqërinë e Mitri Priftit.

Ky i fundit u arrestua në vitin 2021 pas një atentati të dështuar ndaj Edison Begajt në Vlorë. Ai qëlloi disa herë me armë por plumbat nuk e kapën “shënjestrën”. Loha dhe Prifti largohen të dy nga restoranti dhe prej atëherë s’ka më asnjë gjurmë

“Kjo eshte video ekskluzive e “Emisionit Xhungel” ku eshte pare per here te fundit shtetasi nga Kosova, Shenasi Lohaj, i deklaruar i zhdukur, qe nga pasditja e 13 marsit 2022.

Shenasi Loha, 47 vjeç, baba i dy femijeve, shfaqet pasditen e 13 marsit ne nje restorant ne qytetin e Lushnjes, ne shoqerine e Mitri Priftit.

Nga ky moment nuk ka patur asnje informacion tjeter ne lidhje me Shenasi Lohen”, thuhet në tekstin shoqërues të videos së shpërndarë nga emisioni “Xhungël”.

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar më parë se Shenasi Loha para se të zhdukej, kishte qenë në Ekuador.

TAGGED:
Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *