
Dy persona dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Malësinë e Madhe.
Përroi i “Prekë-Nicajve” në Bzhetë të Bogës ka marrë përpara fuoristradën me të cilën udhëtonin babë e bir.
Në makinë ka qenë dhe vajza, por ka arritur të shpëtojë.
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, aktualisht duket vetëm makina në ujë, ndërsa vajza ka dalë.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të shumta policie dhe grupet e FNSH-së me polumbarët.
Malësi e Madhe, Shkodër/Informacion paraprak
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësisë e Madhe kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza).
Në momentin që rrjedha e ujit ka marrë përpara automjetin që drejtohej nga shtetasi P. R., rreth 50 vjeç, vajza ka mundur të dalë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës. Vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babanë e vajzës dhe vëllanë e saj i ka marrë rrjedhja e ujit.
Në vendngjarje ndodhen polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët po punojnë për gjetjen e dy shtetasve (babë e bir).