Ukraina përballet me ndërprerje të energjisë elektrike pas sulmeve me raketa ruse

Jil
Jil
2 Min Read

Qindra mijëra njerëz në Ukrainën qendrore dhe perëndimore u zgjuan të shtunën nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe shpërthimet periodike të sulmeve me raketa, ndërsa mbrojtja ajrore ukrainase u përpoq të rrëzonte dronët dhe raketat.
Rusia ka intensifikuar sulmet e saj në termocentralet, sistemet e furnizimit me ujë dhe infrastrukturën tjetër kyçe në të gjithë vendin.

Forcat ajrore të Ukrainës thanë në një deklaratë sot se Rusia kishte nisur “një sulm masiv me raketa” duke synuar “infrastrukturën kritike”, disa orë pasi sirenat e sulmit ajror ranë në të gjithë vendin.Ukraina tha se kishte rrëzuar 18 nga 33 raketa të lëshuara nga ajri dhe deti. Guvernatori i rajonit të Kievit, Oleksiy Kuleba, tha se vendi po “sulmohej masivisht” nga forcat ruse.
“Që në mëngjes, armiku ka sulmuar masivisht Ukrainën. Forcat e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar disa raketa. Por rreziku nuk ka kaluar, u kërkoj të gjithëve të qëndrojnë në strehimore dhe të ruajnë qetësinë!, tha Kuleba në një mesazh në Twitter.
Ukraina ka thënë se Rusia ka sulmuar infrastrukturën e saj duke përdorur dronët iranianë Shahed-136. Këta lloj dronësh fluturojnë drejt objektivit dhe shpërthejnë gjatë përplasjes me cakun.
Si Irani, ashtu edhe Rusia, kanë mohuar këto akuza.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *