Temperaturat do të pësojnë një ulje të ndjeshme duke nisur nga dita e nesërme.
Sipas sinoptikanëve gjatë ditës së premte moti do të karakterizohet nga vranësira të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe breshër në disa zona malore, si dhe me shkarkesa elektrike.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Gjatë ditës së nesërme temperaturat nuk priten t’i kalojnë 30 gradë celcius.
Ndërkohë sa i përket ditës së shtunë dhe të diel temperaturat do të vijojnë të ulen edhe më tej, ku do të arrijnë në 27 gradë celcius sa i përket vlerave maksimale.
Gjithashtu përgjatë fundjavës priten rrebeshe shiu në të gjithë territorin.
burimi lajmifundit.al/