Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Getinjo ka folur me banoren tjetër të kastit, Anën, rreth raportit të tij me Vivien.
Getinjo ka thënë se “ndihet” i përulur nga ana e Vivien, ndërsa ka “kërcënuar” se veprime të tilla, do të rezultonin me daljen e tij nga shtëpia.
“Unë e kryjta , veç më fal vetës po i them se unë nuk e meritoj me më rëndu me llafe edhe e di që jam i mirë, e me më thënë mu ‘më ke shkelë, më ke përulë në sy të kamerave, në sy të popullit’ a e din çka është kjo, çka të bona unë ty që me më shkelë në sy të krejt Kosovës e Shqipërisë”, ka thënë Getinjo.
“Mos more vëlla, mos se kështu unë eci krejt prej këtu, së pari unë nuk e lejoj vetën me ardh në këtë pozitë me këtë debat se nuk jam unë kështu”, ka shtuar ai.
Por, Ana i ka dhënë mbështjetjen e saj, Getinjos.
“Kurrkush se ka shti me zor kërkon me bo diçka, ka bo se ka dashtë vet me bo, ajo më tha (i referohet Vivienit) ‘jam në vend te huaj’, Xhuli ia ktheu ‘ti e jona je ti je qitu se ke dashtë me kon qitu”, ka thënë Ana.