Olta Gixhari është një nga të nominuarat e kësaj jave.
Ajo, Luizi, Efi, Kristi ose Ronaldo të shtunën mbrëma do të lërë shtëpinë e “Big Brother Vip”. Bisedat se kush do të dalë prime-in e ardhshëm janë të pa evitueshme midis banorëve, prandaj në një bisedë Ronaldo e ka pyetur Oltën nëse i kishte bërë gati valixhet.
Plot besim aktorja është shprehur se nuk ka nevojë, pasi një “Prima Dona” siç e quajti Arbër Hajdari, si ajo nuk do të dalë nga “BBV”.
Olta: ‘Unë jam një ‘prima dona’ shpirt. Si mund të dalë një ‘prima dona’ nga shtëpia’?
Ronaldo: Po pse je kaq e sigurtë. N uk e kupton që je fallco nga mëngjesi deri në darkë?
Nga ana tjetër kujtojmë që sot Olta dhe Luizi rihapën debatet e diskutimet për spektaklin e mbrëmjes së kaluar. Olta kishte ende ‘rezerva’ për debatet që u konsumuan në ‘Prime’, për këtë arsye e rihapi edhe njëherë temën në oborr me Luizin. Olta i tha Luizit që ta harrojë se ajo do të bëjë ndonjëherë luftë për të marrë fjalën, apo për të folur.
Sipas saj, ai, Kiara, Efi dhe Ronaldo nuk e lanë atë të fliste as edhe një sekondë gjatë spektaklit dhe se sa herë i vinte radha për të folur, ata i ndërprisnin fjalën.
Debati vijoi me akuzën që Luizi i beri Oltës se ajo e “frynte” Tean kundrejt Luizit, dhe se Kejvina u eleminua për shkak të sjelljeve të Oltës.noa.al