“Unë nuk blihem me lekë si Olta”/ Zhaklina reagon pas publikimit të audios ku tregon shantazhin e burrit të Oltës

Jil
Jil
2 Min Read

Opinionistja e “Big Brother Vip”, Zhaklin Lekatari, ka reaguar pas publikimit të një bisede të saj, ku ajo shprehej se “burri i Olta Gixharit e ka shantazhuar.”

Zhaklina thotë në fillim të videos “po, është e vërtetë”, por më pas shton se ka përdorur termin e gabuar (i referohet fjalës shantazh) dhe mohon se është shantazhuar nga partneri i Oltës. Zhaku thotë se është kontaktuar nga burri i Oltës dhe ka vënë në dijeni produksionin për këtë gjë, por mohoi të jetë shantazhuar.

Një audio e opinionistes së “Big Brother Vip”, Zhaklin Lekatari, në një bisedë në rrjetin social ‘Whatsapp’, tregon se kjo e fundit është shantazhuar nga partneri i Olta Goxhari. Teksa e pohon me gojën e saj, Zhaklin Lekatari shton se burri i Oltës ka tentuar “ta blejë me para”, duke shprehur se këtë gjë ia ka thënë edhe produksionit.

“Unë ia thashë produksionit sot, burri i Oltës do të më shantazhojë. Ndjehem e ofenduar që burri i Oltës mendon që mund të më blejë mua me lekë. Unë nuk jam Olta, nuk blihem, i thashë Sara Hoxhës”– thotë Zhaklin Lekatari në audio-n

Zhaklin Lekatari është njohur gjithnjë për mendimet pafiltra, të drejtpërdrejta dhe përkrahjen e kauzave të ndryshme.

Por, muajin e fundit është përfolur kryesisht për rolin e ri që ka marrë si opinioniste në “Big Brother VIP”. Krah Arbër Hajdarit, ajo ndan me të gjithë mendimet e saj rreth dinamikave në lojën e famshme dy herë në javë…shqip-lajm

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *