JiL.al - Jeto i Lumtur

“Unë s’jam vrasës, nuk i kam duart e lyera me gjak”/ Bardhi dhe Manja përplasen në Komision

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi janë përfshirë në një debat të ashpër në Komisionin e Ligjeve, teksa diskutohej për hartën e re gjyqësore.

Deputeti demokrat tha se Ulsi Manja duhet të ishte në burg, pasi sipas tij është “vrasës dhe hajdut”.

Nga ana e tij, Manja tha se “nuk i ka duart e lyera me gjak”, ndërsa sqaroi se kur Bardhi u bë ministër teknik i Drejtësisë rriti tarifat për qytetarët.

 

DEBATI NË KOMISION

Manja-Bardhit: I pyetët qytetarët e Bulqizës, të Malësi së Madhe etj. U ngritët në mëngjes…Jo se nuk ke pyetur asnjë. Ditën që ike nga zyra dyfishove tarfiat për qytetarët shqiptarë  dhe që e kemi fituar në Gjykatë të Apelit.

Ky është shqetësimi që ke ti për shqiptarët.  Nuk dua përgjigje prej teje se e ka dhënë Gjykata e Apelit me vendim. Të ka rrëzuar udhëzimin e përbashkët për tarfiat që ke firmosur me Ministrin e Financave.

Dhe vjen këtu dhe flet për shqetësimet e qytetarëve. Unë kam ardhur me shumë seriozitet për të diskutuar për hartën. Është një proces që është ndarë mes  KLGJ dhe ministrit të Drejtësisë për buxhetimin dhe logjistikën e hartës.

Bardhi-Manjës: Ti duhet të ishe në burg

Manja: Unë s’jam vrasës

Bardhi: Je më shumë sesa vrasës, ti je vrasës dhe hajdut

Manja: unë nuk i kam duar të lyera me gjak. As xhaketën se kam të lyer me gjak dhe nuk e fus familjet shqiptare në konflikt…./jetoilumtu.al/

 

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top