JiL.al - Jeto i Lumtur

Ushtarët dhe rivalët në “vathë”! Burime nga hetimet: Dyshimet, grupi që e shiti Martinajn

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Më shumë se një muaj nga zhdukja e Erivs Martinajt nuk ka asnjë gjurmë prej tij.

Policia ende nuk e ka të vërtetën nëse kemi të bëjmë me krim apo inskenim.

Një burim nga policia tha për “5pyetjet.al” se hetimet po zhvillohen në tre prokurori; Tiranë, Durrës dhe Kurbin

Po i njëjti burim theksoi se në pyetje u morën jo vetëm rivalët e biznesmenit të basteve, por edhe ushtarët e tij.

Brenda disa ditëve kaluan në filtër të gjithë personazhet e dyshuar me Indrit Doklen në krye.

Qëllimi i hetuesve ishte për të parë nëse kishte humbur gjurmët ndonjëri prej ushtarëve të Martinajt.

Por ku dyshon policia dhe prokuroria? Një tjetër burim tha për “5pyetjet.al” se nuk përjashtohet mundësia që Ervis Martinaj të jetë shitur.

“Në momentin që iu vranë te njerëzit në Fushë Krujë, humbja për Ervis Martinajn ishte e madhe, po ashtu edhe tronditja.

Dyshohet se në këtë moment, ai kërkoi mbrojtje nga një grup kriminal në Tiranë, që drejtuesin e ka në burg.

Nuk e përjashtojmë si mundësi që ky grup kriminal ta ketë shitur te rivalët duke e dekonspiruar” tha burimi për “5pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

Scroll to Top