Shtëpia e “Big Brother VIP” është e mbushur me dinamika, disa prej tyre jo shumë të këndshme.
Për këtë arsye, në shtëpi vëllai i madh dërgoi një zarf të zi, i cili ka qëndruar aty pa u hapur. Sot në hyrje të spektaklit, Arbana u tha banorëve se një episod dhune që ka ndodhur gjatë spektaklit të kaluar ishte gjëja më e rëndë.
“Ajo që ka ndodhur herën e kaluar ka qenë gjëja më e rëndë që ka ndodhur.
Vëllai i madh ka marrë një vendim që atë natë. Ka marrë kohën për të parë se si secili prej jush ka reaguar pas atij incidenti. U dha mundësinë të organizoni gjyqin tuaj, gjë që ju e keni bërë. Big Brother distancohet nga çdo episod dhune. Ju është tërhequr vëmendja sa herë ka ndodhur. Jeni penalizuar për dhunën psikologjike.” tha Arbana.shqip-lajme