
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët
Eir Plasari, vajza e poetes Mimoza Ahmeti ka reaguar në lidhje me dënimin e nënës së saj me 40 orë punë publike, pasi e shpalli fajtor për ndërtim pa leje, pasi riparoi shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti në Petrelë.
Ajo thotë se gjithçka ndodhi për çështje burokratike, teka më tej falenderoi edhe kryeministrin Edi Rama, për ndërhyrje, duke e quajtur një xhentëllmen.
“Situata nuk ka qenë shumë e bukur, por janë gjëra që ndodhin. Për çështje burokratike jemi gjendur në një situatë jo të bukur.
E falenderoj Ramën për reagimin, është treguar një xhentëllmen”, tha Plasari.