Valbona apo Luizi, kush është i preferuari i tij? Altin Shira ka dy fjalë edhe për Kiarën

Jil
Jil
2 Min Read

Mëngjesin e sotëm ishte i ftuar në emisionin “Wake Up” këngëtari i njohur, Altin Shira, i cili foli për komentet që ka marrë pasi u bë pjesë e dasmës së improvizuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”.

Shira u shpreh se gjithmonë ka marrë komente pozitive në rrjetet sociale, por që sigurisht ka pasur një impakt edhe hyrja e tij në BB VIP për të kënduar për Luiz Ejllin dhe Kiara Titon.

Sipas këngëtarit, dasma u duk si e vërtetë, ku Luizi dogji edhe shaminë e beqarisë. Shira gjithashtu tregoi se e ka njohur Ejllin në një klub nate në Tiranë, kur ai kishte ditëlindjen dhe kanë kënduar së bashku.

Nga ana tjetër, këngëtari i njohur ka miqësi edhe me një banore tjetër në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Valbona Mema.

“Është një kolege shumë e mirë, njihemi prej vitesh, kemi kënduar bashkë në koncerte. Në koncertin tim recital, Valbona ka qenë e ftuar speciale. Është vetvetja, siç është jashtë është edhe brenda në Big Brother VIP”, tha Shira për këngëtaren e dashur për publikun.

Por i pyetur se kush është banori i tij i preferuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, këngëtari i njohur tha:

“Pse më pyesni kur e dini, është Luizi. Më pëlqen se është vetvetja aq sa e kam njohur. I shkathët, inteligjent dhe më pëlqen se luan aty. E bën interesant BB VIP”, tha Shira. Ky i fundit shtoi gjithashtu se i pëlqen edhe Kiara Tito.

Këngëtari i njohur në fund të intervistës tha se ka marrë ftesë për të qenë pjesë e “Big Brother VIP2” teksa ishte i ftuar tek emisioni “E Diell”, por ka refuzuar.

“Më erdhi ftesa zyrtare direkt, por nuk rri dot brenda. Nuk kisha dëshirë që të isha pjesë e BB VIP”, përfundoi Shira.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *