JiL.al - Jeto i Lumtur

Vdekja e 32-vjeçarit në Kolonjë, flasin të afërmit: Kishte 3 ditë me dhimbje dhëmballe

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Flasin për mediet të afërmit e Gent Isait, 32-vjeçarit nga Kolonja që humbi jetën ditëm e djeshme pas dhimbjeve të dhëmballës.

Gjatë paradites Genti Isai kishte pasur shqetësime nga një dhëmballë, për të cilën kishte shkuar dhe kishte marrë mjekim, ndërsa në orët pasdites nuk ishte ndjerë mirë, duke humbur më pas edhe jetën. Kushëriri i tij tha se presin zbardhjen e rastit për të mësuar të vërtetën, ndërsa dyshojnë se i kanë bërë reaksion ilaçet.

“Po bënte dy ditë i sëmurë, me dhimbje dhëmballe, ishte ënjtur. Dje ishte në Ersekë kishte marrë mjekime dhe ishte kthyer në shtëpi,. I kishte pirë ilaçet dhe ishte mirë, në ballkon i tha të ëmës “ku po shkon.” E ëma u kthye nga lopa, hyri brenda, e gjeti të shtrirë në divan kishte mbaruar.

Ajo kishte njoftuar në fshat, ata njoftuan ambulancën. Pastaj rrugës… Ai nuk kishte pirë. Reaksion, se t’i pish ato dhe të ikësh nga dhëmballa. Ishte i martuar, por është ndarë. Ne presim të mësojmë nga se i erdhi.

Ne dyshojmë për reaksion ilaçesh. Kanë përgjegjësi se ai ndoshta ishte për shtrim. Kishte ënjtje, infeksion, i kishte marrë edhe qafa. Kishte dy ditë, dje e kishte të tretën që mori mjekime. “

Nga ana tjetër nëna rrëfeu për mediet se sapo mbërriti në shtëpi në fshatin Kagjinas, 32-vjeçari ishte mbuluar me djersë dhe vazhdonte ënjtja e fytit ndërsa kishte konsumuar ilaç pluhur menjëherë pas vizitës te mjeku stomatolog.

Ajo pati një bisedë të shkurtër me djalin, i cili ishte futur brenda në shtëpi për t’u shtrirë se nuk ndihej mirë. Pasi mbaroi punët që kishte jashtë, nëna u fut brenda dhe u trondit kur pa djalin akull të ftohtë dhe nuk reagonte kur e thërriste.

“Djali erdhi nga Erseka. Dentisti i kishte dhënë recetën me ilaçe që i mori në farmaci. Kishte shqetësime nga dhëmballa, thoshte më dhemb koka ndërsa i ishte ënjtur gusha. Një ilaç me pluhur e kishte pirë në Ersekë ndërsa tjetrin me kokrra që kishte marrë, e konsumoi në shtëpi. Erdhi rreth orës 10, në 10:30 i piu. Ilaçi pluhur që kishte konsumuar, e kishte bërë me djersë.

Sa erdhi, zbriti nga makina dhe u ndërrua se ishte bërë ujë në djersë. Kur erdha unë nga lopët që ishte ora 15:30 ,16:00 djali po rrinte në ballkon dhe më foli, hë me mami mbarove andej, mbarove me lopën?

Sa hoqa çorapet i hodha dhe bukë qenit, as 5 minuta nuk qëndrova jashtë dhe hyrë në kuzhinë, ku ishte shtrirë djali. Unë e thërrisja, e fërkoja nga duart, djali ishte bërë akull.

Kur nuk mu përgjigj, ngrita kujën, dola thirra komshinjtë që ta merrnin e ta çonin e Ersekë. Dy djem lajmëruan ambulancën. E nxorën djalin me makinë dhe rrugës kishin gjetur ambulancën.  

Qëkur ishte fëmijë derisa u bë 35 vjeç, nuk ishte shtruar një herë në spital, nuk kishte bërë asnjë gjilpërë në trup, nuk ankohej për gjë edhe gripërat atë rrallë e zinin. Djali të mërkurën ishte edhe në punë por nuk ishte kaq keq. Kur e pamë të ënjtur, i thamë të vizitohej”, rrëfeu nëna.

“Djali vajti tek dentisti në Ersekë, mori recetën më pas vajti tek farmacia dhe erdhi këtu (në shtëpi). Piu ilaçet sapo erdhi në shtëpi. Koka i dhimbte dhe nga fyti ishte ënjtur kishte dhe shumë djersë. Djali nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër. Vetëm nga dhëmballa”, tha babai.

Scroll to Top