JiL.al - Jeto i Lumtur

Vdekja e kampionit shqiptar te boksit, reagon trajneri i tij dhe zbardh detajet: Ai rrëshqiti në rrugën e…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 23-vjeçar shqiptar është gjetur i vrarë me thikë në stacionin e trenit në qytezën e Gunzenhausen në Gjermani. Mediat gjermane bëjnë me dije se 23-vjeçari i identifikuar si Liridon B. është një ish-kampion i juniorit Frankonian 2015 në boks dhe i Bavarisë së Veriut në peshën e lehtë deri në 60 kilogramë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Trjaneri i tij në një prononcim për media deklaroi se 23-vjeçari ishte një kampion premtues në boks, por karriera e tij filloi të merrte të tatëpjetën në momentin që fillohej të shoqërohej me persona që merreshin me trafik droge.

“Pas kësaj ai rrëshqiti në rrugën e gabuar. Filloi të shoqërohej me shokë që merreshin me drogë, u arrestua dhe shkoi në paraburgim për të mitur. Pas burgut ai erdhi tek unë për stërvitje sepse donte të boksonte përsëri.

Ai premtoi se nuk do ta djalloste më. Por një vit më parë ai i dha fund sportit dhe ndaloi së luajturi”, tha trajneri.

Në natën e ndërrimit të viteve, rreth orës 06:00 në Hafnerplatz, Liridon B. ka pasur një debat të dhunshëm me shokun e tij Andreas M., 23-vjeç, gjithashtu me precedentë në fushën e narkotikëve. Ish-boksieri e goditi me thikë në pjesën e sipërme të trupit, duke e plagosur rëndë.

Dy orë e gjysmë pas debatit, Liridon B., u godit me thikë dhe u gjet i vdekur në stacionin e trenit.

Scroll to Top