
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Zhvillimet e aktualitetit në Policinë e Shtetit janë komentuar nga gazetari i njohur Poli Hoxha, jo si një rast i vetëm, por tashmë si një fenomen.
Poli Hoxha u shpreh që ‘ne po dalim shpesh dhe po diskutojmë raste të ngjashme, asnjëherë nuk po i jepet zgjidhje këtij problemi, vetëm kur këto raste përfundojnë më vdekje’.
Sipas tij, përditshmëria e Policisë së Shtetit është e mbushur përditë këto raste që nuk arrijnë deri në humbje jete, por me dhunë, me shkelje të ligjit dhe të drejtave dhe më pas lihen të procedohen nga prokuroria.
Për gazetarin e njohur Poli Hoxha, lajmi i mirë në këtë rast është që drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku kërkoi 48 orë kohë që të flasi për këtë çështje në komisionin e ligjeve.
Ndërkohë, sipas tij, nga Policia e Shtetit kemi disa deklarata kontradiktore, i fshehin faktet, i simulojnë faktet dhe tani po na del një rast fare i ndryshëm nga ajo që u tha në fillim.
Për gazetarin Poli Hoxha, kemi dhe ndërhyrjen e politikës, del dhe kryeministri dhe thotë që polici ishte në kryer të detyrës. Sipas tij ndodh që vetë patrullat e policisë dhe vetë Policia e Shtetit jo vetëm që shkelin etikën por shkelin dhe ligjin.
“Kjo ndodh për shkak se punonjësit e policisë vijnë nga partia, janë të patrajnuar për policimin në komunitet, është zhdukur fjala policim në komunitet’, tha Poli Hoxha./AbcNews