JiL.al - Jeto i Lumtur

Vdekja e mbretëreshës Elisabeth II, çfarë pritet të ndodhë nesër

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Charles III do të shpallet zyrtarisht mbret ditën e nesërme gjatë një takimi të Këshillit të Trashëgimisë në Londër. Kështu tha në një deklaratë zyrtare Buckingham Palace, ndërsa Byroja e Parlamentit Britanik njoftoi se ai do t’i drejtohet popullit britanik në orën 20:00.

Këshilli i Trashëgimisë do të mblidhet nesër në orën 10:00 në Pallatin e Shën Jakobit dhe shpallja e Charles si mbret do të lexohet publikisht një orë më vonë nga jashtë rezidencës dhe më pas të nesërmen, në të gjitha provincat e Mbretërisë së Bashkuar. Kambanat e kishave kanë rënë në të gjithë Mbr etërinë e Bashkuar për nder të Mbretëreshës Elizabeth II, e cila ndërroi jetë dje në moshën 96-vjeçare pasi qëndroi 70 vite në fron.

Kambanat e Katedrales së Shën Palit dhe Abacisë së Uestminsterit në Londër, si dhe ato të Kullës Windsor, filluan të binin ndërsa Mbreti i ri Charles III ishte rrugës për në Londër nga rezidenca e tij Balmoral në Skoci.

Kryeministrja britanike Liz Truss bëri homazhe për mbretëreshën e ndjerë sot në Parlament, duke përshëndetur “një nga udhëheqësit më të mëdhenj që ka njohur ndonjëherë bota” dhe “diplomaten më të madhe” të Mbretërisë së Bashkuar.

“Fjalët e saj të mençura na dhanë forcë në momentet më të vështira. Në momentet më të errëta të pandemisë na dha shpresë se do të takohemi sërish”, nënvizoi kryeministrja e veshur me të zeza, i cili do të pritet pasdite nga Mbreti Charles III. Me statusin e tij të ri si mbret, Charles mbërriti në Londër për t’u transferuar në Buckingham Palace. Në orët e para të pasdites ai u largua nga Kështjella Balmoral në Skoci ku i tha lamtumirë nënës së tij Mbretëreshës Elizabeth II.

Scroll to Top